Aplikacion
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të martë pasdite pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Policia ka gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës një automjet tip “Toyota” të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit.
Gjatë kontrollit, brenda mjetit janë gjetur katër armë automatike kallashnikov, të cilat mendohet se u përdorën në sulmin ndaj makinës së blinduar ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur ekspertizën balistike për të përcaktuar nëse armët e gjetura janë ato që kanë lëshuar breshërinë e plumbave ndaj viktimës.
Sipas burimeve, autorët kanë vepruar me profesionalizëm dhe planifikim të kujdesshëm, duke shfrytëzuar informacione të sakta për lëvizjet e Danit, i cili kishte mbërritur nga Barcelona vetëm disa minuta para atentatit.
Ndërkohë, i plagosuri Muçi Shaljani ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, pasi është qëlluar në kokë.
Hetimet vijojnë në disa pista, përfshirë hakmarrjen mes grupeve kriminale dhe lidhjet e së kaluarës së Danit me rrethin e Emiljano Shullazit./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit