Aplikacion
4 milionë eurot për Kanye West ikën, korrupsioni mbetet
Kur dritat e forta të skenës në të ashtuquajturin “Eagle Stadium” në Kashar u fikën natën e 11 korrikut dhe avioni privat i Kanye West u ngrit nga Rinas, qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm iu rikthyen rrëmujës me të cilën nisi ky koncert. Radhë e pluhur në dalje, asnjë tabelë orientuese, gjysma me bileta të falura nga qeveria, gjysma me bileta tëblera sa frëngu pulën dhe me ndjesinë se ua kishin futur në çdo formë, një herë duke paguar për vete, një herëpër të tjerët, përmes taksave, pasi qeveria shpenzoi 4 milionë euro për të blerë bileta.
Bukuria e show-t të kontroversit Ye mund të ketë zgjatur te brezi i adoleshentëve, që pak u interesojnëpikëpamjet e tij gjeopolitike. Pjesa tjetër u rikthye shumë shpejt në realitetin e hidhur në të cilin ngjau ky event, aq sa as nuk i bënë më shumë jehonë sesa postimi i disa fotove në rrjetet sociale mbrëmjen e 11 korrikut.
Kushdo që e ka parë atë natë si një triumf kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sot duhet të përballet me shifrat dhe faktet e një prej operacioneve më të dyshimta financiare të vitit.
Me ndjesinë që u zvanit si dritat e koncertit, tani shqiptarët po përpiqen të kuptojnë se si u dhanë me një të rënë të lapsit 4 milionë euro dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë me këtë shumë marramendëse, që u avulloi para syve brenda 2 orësh, njësoj si të kenë humbur paratë në ato lojërat mashtruese që dikur lulëzonin te “Dollari” apo te parku “Rinia”.
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe dhe Edi Rama, qe vendosën të marrin 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për t’ia dhënë Kanye West -it, po e mbrojnë me patetizëm vendimin. Rama ka arritur deri aty sa të thotë se qeveria u detyrua të paguante për faj të protestave, pasi europianët u trembën të vinin në koncert për shkak të tubimeve.
Por asnjëri prej tyre nuk i jep përgjigje pyetjes se përse paratë e publikut duhet të përdoren për të mbuluar dështimin e kompanive privave që kishin menduar të sillin Kanye West në Shqipëri? Tani këtë përgjigje mund ta jape SPAK, pasi Partia Demokratike i kallëzoi penalisht Edi Ramën dhe Blendi Gonxhen dhe që beson se alokimi i 4 milionë eurove pa asnjë transparencë dhe në kushte të një emergjence të krijuar artificialisht, mban erë korrupsioni të pastër.
Kanye West u largua, duke marrë me vete çekun e majmë dhe duke lënë pas jehonën e disa këngëve që do të harrohen shpejt. Por ajo që nuk mund të harrohet është precedenti i rrezikshëm që ky event ka lënë pas.
Kur pacientët nëpër spitale nuk kanë ilaçet bazë, kur mjekët kërkojnë kushte më të mira, kur fëmijët kërkojnë shkolla me 1 turn, kur pensionistët duan të kenë thjesht mundësinë të mbijetojnë, qeveria gjen pa u lodhur fare 4 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për të financuar një shfaqje dy-orëshe.
Përtej anës financiare, ajo që u shit si një organizim madhështor rezultoi një makth logjistik për mijëra qytetarë. “Eagle Stadium”, i ngritur nxitimthi pranë autostradës Tiranë-Durrës, ekspozoi paaftësinë e thellë menaxhuese të infrastrukturës sonë publike.
Me një transport publik të rrënuar, qytetarët përdorën mjete private. Por organizatorët nuk kishin menduar për vende parkimi. Zona rreth stadiumit u përfshi nga kaosi, ndërsa rruga kryesore e vendit, autostrada Tiranë – Durrës u paralizua për disa orë.
Në asnjë nga anët e stadiumit nuk pati asnjë tabelë orientuese. Kontrollet e tejzgjatura i grumbulluan qytetarët si sardele dhe disa prej tyre shfaqën probleme shëndetësore nga asfiksia, temperaturat e larta dhe lodhja për shkak të pritjeve deri në dy orë përpara kangjellave.
Koncerti i Kanye West në Tiranë do të mbahet mend gjatë, mbase edhe për muzikën, por së pari si prova e radhës që na tregon se si një qeveri i shpërdoron paratë e taksapaguesve në bazë të dëshirave të kryeministrit. Njësoj si ata që bëjnë dasma luksoze me para borxh për shkak se dhëndërrit i teket të duket bukur, duke harruar skamjen në të cilën jeton përditë. /Zoom.al