Aplikacion
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me debatin e krijuar pas vendimit të qeverisë për të financuar pjesërisht koncertin e artistit Kanye West, duke pranuar se ka kundërshti për mënyrën se si është marrë ky vendim, por duke kundërshtuar argumentin se fondet janë marrë në dëm të shëndetësisë.
Përmes një reagimi publik, Braçe u shpreh se financimi i koncertit është i diskutueshëm nga pikëpamja politike, morale dhe ekonomike. Megjithatë, ai theksoi se nuk qëndron pretendimi se këto para u janë hequr sektorëve jetikë, si shëndetësia.
Sipas deputetit socialist, ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të fondeve për sistemin shëndetësor. Ai bëri të ditur se këtij sektori i janë shtuar 47.8 milionë euro, nga të cilat 16 milionë euro janë destinuar për barnat onkologjike, ndërsa një pjesë tjetër për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe, rritjen e pagave të personelit mjekësor dhe investime në pajisje e laboratorë.
Braçe argumentoi se, nëse koncerti gjeneron përfitime ekonomike që tejkalojnë shumën e investuar nga qeveria, atëherë vendimi mund të konsiderohet i justifikuar nga ana ekonomike, edhe pse mbetet i debatueshëm në aspekte të tjera.
Reagimi i Braçes:
Vendimi per te financuar pjeserisht me parate publike KONCERTIN E KANYE WEST eshte i debatueshem, ndaj po flitet-edhe ashper per te; i debatueshem nga pikpamja politike, morale, ekonomike gjithashtu; tek kjo e fundit me duhet ta them: nese e ardhura e shpejte nga ekonomia e ketij koncerti eshte qofte edhe 100€ me shume se sa financimi 4.2 mln € i Qeverise, vendimi eshte i justifikuar.
Politikisht, moralisht ka opinione te ndryshme, kundershtime po te tilla, SIC EDHE UNE KAM KUNDERSHTIMET E MIA.
Ajo qe do lusja shume te degjohej ka te bej me te verteten. Shume ketu ne rjet, por edhe publikisht media me kane pyetur: Ti do financoje nje Koncert apo Shendetesise, Barnat, Femijet?!
Ja ju jemi, do pergjigjem;
Nje jave me pare, QEVERIA miratoi me Akt Normativ, NDRYSHIMET NE BUXHETIN E SHTETIT.
Akti sjell rritje te SHPENZIMEVE, ne te njejtin raport me TE ARDHURAT e shtuara-arketuara, pa shtuar BORXH.
SENDETESIA-pjese e argumentit ne debat, MERR NGA AKTI 47.8 MILIONE € PLUS-ME SHUME; ku shkojne?
15.5 MILIONE € shkojne per femijet me aftesi ndryshe-DYFISHIMIN E PAGESAVE PER TA dhe MBULIMIN E SIGURIMEVE SHOQERORE E SHENSETESORE per prinderit qe kujdesen per ta dhe jo vetem;
16 MILIONE € shkojne per BARNAT ONKOLOGJI SPITALORE;
Te tjerat shkojne per rritje pagash te mjekeve e infermiereve, pasisje te domosdoshme per egzaminime mjekesore e laboratore;
Te gjitha keto jane mbi-plus-me shume se buxheti me i madh i shendetesise dhe posacerisht sherbimit onkologjik ndonjehre.
Patjeter, per shendetesine e sherbimin jetik shendetesor, keto para nuk do mjaftojne, por e verteta e akteve eshte kjo qe po lexoni-PARATE JANE SHTUAR SHUME ME TEPER NE SHENDETESI; do doja shume te ishin produktive, te kuronin me mire, shpetonin e shendoshnin sa me shume njerez ne nevoje shendetesore.
Parate e tjera?
Per PUNE e SHERBIME, nxitje te ekonomise urbane e rurale, ekonomise se mbrojtjes;
Per PENSIONET, indeksimin e pensioneve dhe shperblimin me qellim ndikimin ne shtim te te ardhurave te te moshuarve;
Per MBROJTJEN, detyrimet e NATO por edhe ekonomine e mbrojtjes;
Jane te gjitha ne AKT keto numra si SHPENZIME;
Eshte e verteta e shkruar.
Po e perseris, VENDIMI per Koncertin ka kundershti, per secilin qe kundershton legjitime lidhur me vendimarrjen, arsyet, menyren, sic edhe une;
Por legjitimimi i tyre me SHENDETESINE apo sektore te tjere, TE PAKTEN PER KETE VIT BUXHETOR-me i madhi buxhet per SHENDETESINE ndonjehere, nuk rri, nuk legjitimon gje!
Shikoni, ne kete vend po behet e veshtire te kesh mendimin tend, tha shuash e publikosh eshte edhe me keq, nga cdo ane, nga cdo pale.
POR E VERTETA NUK I BEN DEM KUJT;
E VERTETA BEN MIRE, NUK DEMTON!/ Zoom.al