zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Itali, mbytet në lumë 33-vjeçari shqiptar (FOTO+EMRI)

Ngjarje e rëndë në Itali, mbytet në lumë 33-vjeçari shqiptar (FOTO+EMRI)

Një 33-vjeçar shqiptar me origjinë nga Vlora ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi dyshohet se u mbyt në lumin Elsa, në zonën e Colle di Val d’Elsa.

Viktima, Xhovalin Musaraj, rezultonte i zhdukur që nga pasditja e 5 korrikut, pasi ishte futur në ujë për t’u larë, por nuk u pa më të dilte në sipërfaqe.

Në momentin e ngjarjes ai ndodhej në shoqërinë e familjarëve, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës sapo kuptuan se diçka nuk shkonte.

Operacioni i kërkimit mobilizoi ekipet e urgjencës, zjarrfikësit, zhytësit specialistë dhe karabinierët, të cilët kontrolluan për disa orë zonën ku i riu ishte futur në ujë. Rreth orës 19:00, trupit i 33-vjeçarit u gjet pa shenja jete nga ekipet e zhytësve.

Ngjarja ndodhi në një segment të lumit mes zonës Gore Rotte dhe urës së Spugnës, një vend i frekuentuar gjatë sezonit veror, ku thellësia e ujit arrin rreth 2.5 metra.

Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një problem i papritur shëndetësor, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mes trupit dhe ujit ose nga një vorbull nënujore që mund ta ketë tërhequr./ Zoom.al

Postime të lidhura