zoom

Aktualitet

(EMRI) Shqiptari në gjendje kritike në Spanjë pasi u hodh me kokë në det

(EMRI) Shqiptari në gjendje kritike në Spanjë pasi u hodh me kokë në det

27-vjeçari shqiptar Ardi Balliu ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti të ndodhur gjatë pushimeve në Spanjë.

I riu, i cili jetonte dhe punonte në Northampton të Anglisë, pësoi dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore teksa po pushonte në ishullin e Majorkës. Aksidenti ndodhi në plazhin Caló des Moro, ku Ardi u hodh në det, por nuk arriti të dilte më në sipërfaqe.

Personi që ndodhej me të kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa disa pushues të pranishëm në zonë ndërhynë për ta nxjerrë nga uji. Pas ndihmës së parë në vendngjarje, 27-vjeçari u transportua me helikopter drejt spitalit, ku vazhdon të marrë trajtim intensiv.

Sipas familjarëve, ai ka pësuar dëmtime serioze në vertebrën C1 dhe në pjesë të tjera të shtyllës kurrizore. Aktualisht, Ardi mbahet në terapi intensive dhe është i lidhur me aparatura, pasi nuk mund të marrë frymë në mënyrë të pavarur.

Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e tij mbetet tepër delikate, ndërsa ekziston rreziku që ai të mbetet i paralizuar.

Kushërira e tij, Ingrid Kaca, ka treguar se mjekët po monitorojnë vazhdimisht funksionin e frymëmarrjes së të riut përpara se të vendosin për hapat e mëtejshëm të trajtimit.

Pas ngjarjes, të afërm dhe miq të Ardit kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe kanë organizuar edhe një fushatë bamirësie për të mbledhur fondet e nevojshme, me qëllim transferimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim të specializuar./ Zoom.al