zoom

Aktualitet

“Reshje dhe shtrëngata në disa zona” – Parashikimi i motit për nesër

“Reshje dhe shtrëngata në disa zona” – Parashikimi i motit për nesër

Kushtet atmosferike në vend gjatë ditës së shtunë pritet të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në shumicën e territorit.

Gjatë orëve të para të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në disa zona do të ketë kalime vranësirash mesatare. Vranësirat pritet të jenë më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit.

Reshje të dobëta dhe afatshkurtra mund të shfaqen në disa zona të lindjes dhe jugut, kryesisht në formën e pikave të shiut. Në relievet malore nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara me kohëzgjatje të shkurtër.

Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje, ndërsa fenomenet e shiut do të ndërpriten plotësisht pas orëve të pasdites.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina era mund të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 metra në sekondë.

Ndërkohë, deti në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të paraqitet i qetë deri mesatarisht i trazuar, me valëzim që pritet të jetë nga 1 deri në 3 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura