zoom

Aktualitet

Hoxha kritikon financimin e Kanye West: Shqipëria turpërohet nga zjarret, jo nga koncerti

Hoxha kritikon financimin e Kanye West: Shqipëria turpërohet nga zjarret, jo nga koncerti

Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar vendimin e qeverisë për financimin e mijëra biletave për koncertin e Kanye West në Tiranë.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Hoxha tha se në kulmin e protestave kundër qeverisë, vendimi për të firmosur financimin e 40 mijë biletave, me një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh, është një zgjedhje që ka shkaktuar reagim të fortë publik.

Sipas gazetarit, qeveria po justifikon shpenzimin e parave publike me argumentin e imazhit ndërkombëtar, ndërsa sipas tij bëhet fjalë për një aktivitet privat.  Hoxha solli edhe shembuj të tjerë ku, sipas tij, paratë publike përdoren për të mbuluar dështime organizative.

‘Në kulmin e protestës, të vesh të firmosësh është një vendim si ky që bëri Rama, për të financuar 40 mijë bileta, se aq janë, fiks 40 mijë bileta. Pra, të çosh 4 milionë euro. Kur flota e zjarrfikëseve këtu ulërin, thotë jemi keq, u bë qameti, dhe ti thua, këtu turpërohet Shqipëria!

Shqipëria turpërohet kur zjarrfikësi shkon me shkurre nëpër duar për të fikur zjarrin. Aty turpërohet Shqipëria. Nuk turpërohet Shqipëria a bën koncert ai apo jo. Humbet Shqipëria aty, e kupton? Humbet Shqipëria aty!

Ai po flet vetëm për imazhin. Dhe çfarë bën? Në këtë moment, ai vete e firmos, pra edhe pse është në këtë situatë, edhe pse i ka vajtur laku në fyt, ai prapë vete e firmos atje. ‘E firmosa në minutën e fundit,’ thotë, ‘për të shpëtuar imazhin e Shqipërisë.’ Çfarë imazhi shpëton ti, po çpunë ke ti me një koncert privat?!

Po të them kot, u doli ai Malindi, dhe do të dalë ai se i ka llogaritur t’i vijnë 10 mijë veta atje në Skrapar, nuk kanë ardhur 10 mijë, kanë ardhur 3 mijë. Do t’i sponsorizojë bashkia 7 mijë biletat e tjera! Bile po t’ia japësh, se Dulja do i lërë në Shqipëri, do vejë të bëjë me mekamin në Malind, aty do t’i lërë.

po i tretë ato para, po i çon askund. Po krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Njerëzit prandaj janë në protestë, ai në kulmin e protestës vete i fut dhe këtë gjënë atje përsipër dhe pastaj thotë pse reagojnë njerëzit.

Njerëzit, çdo gjë që identifikohet si mbështetës i Edi Ramës në këtë moment, si njeri që ka përfituar nga Edi Rama, është targetuar, të gjithë andej domethënë.

Toka ku po bëhet koncerti, se i njoh pronarët e tokës. E di çfarë u kanë bërë atyre pronarëve? Ja u kanë marrë me çmim skandaloz dhe kanë thënë që këtu do ndërtohet një kompani izraelite.

Për këtë u është marrë. Dhe ndërkohë papritmas ajo u sheshua dhe u thanë do bëjmë një stadium. Pra edhe këtu, njësoj si në gjithë vendet e tjera të Shqipërisë, pronarëve të tokës u është grabitur toka. Dhe pronari i tokës tani i thonë: ‘Hajde bli edhe biletën ti të shohësh koncert.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

Postime të lidhura