zoom

Aktualitet

“Nuk e lë mandatin”, Marjana Koçeku e thotë hapur: Vota ime në Kuvend do të shkojë me opozitën

“Nuk e lë mandatin”, Marjana Koçeku e thotë hapur: Vota ime në Kuvend do të shkojë me opozitën

Gjatë intervistës për Euronews Albania, deputetja Marjana Koçeku ka komentuar edhe kërkesat për lënien e mandatit të fituar nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në Shkodër.

Koçeku tha se nuk do ta dorëzojë mandatin, pasi ai i është dhënë nga sistemi elektoral që ajo e ka gjetur në fuqi. Deputetja theksoi se nuk mund ta lërë mandatin, pasi është betuar para Kushtetutës dhe ka marrë një angazhim ndaj qytetarëve.

Ky është sistemi elektoral që ne kemi dhe nuk e kam zgjedhur unë, por e kam gjetur. Kështu që do të vazhdoj të ushtroj të drejtën time kushtetuese dhe do ta çoj mandatin deri në fund. Mandati nuk dorëzohet. Jam betuar para Kushtetutës dhe u kam dhënë premtim qytetarëve. Do ta vijoj këtë mandat deri në fund si deputete e pavarur”, theksoi Koçeku.

Sa i përket votimeve në Kuvend, Koçeku u shpreh se do të mbështesë çdo projektligj që është në shërbim të qytetarëve. Ndërsa, në rastet kur vlerëson se një nismë bie ndesh me interesin publik, ajo tha se vota e saj do të jetë në krah të opozitës.

Të gjitha ligjet që janë në shërbim të së mirës publike dhe në shërbim të qytetarëve do t’i votoj pro. Përndryshe, vota ime do të shkojë me opozitën”, u shpreh deputetja.

Më tej, ajo tha se nuk ka pasur ende mundësi t’i njohë nga afër forcat opozitare, ndërsa ritheksoi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Deri tani nuk kam pasur mundësi t’i njoh forcat opozitare, por do të qëndroj deri në fund si deputete e pavarur. Kam marrë mesazhe mbështetjeje dhe shumë persona më kanë dalë në mbrojtje. E vlerësoj këtë, por nuk kam pasur kontakte”, tha ajo.

Postime të lidhura