Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje. Një person raportohet se është qëlluar me armë zjarri në Kurbin dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, ku i pajetë ka mbetur shtetasi Ilir Lika, rreth moshës 40-vjeçare. Ndonëse i ndjeri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, nuk mundi dot të mbijetonte.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ Zoom.al
E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbin. Vritet një person