Aplikacion
Përplasjet e regjistruara sot në zonën përreth Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë sjellë reagime politike, përfshirë edhe atë të deputetes së pavarur Marjana Koçeku.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar gjatë protestës, duke akuzuar se forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve që ishin mbledhur për të protestuar.
Sipas saj, mënyra se si shteti reagon ndaj pakënaqësive qytetare me përdorimin e forcës tregon mungesë dialogu dhe dobësi institucionale, më shumë sesa forcë.
“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.
Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit.
Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue.
Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.
Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan Koçeku.