Aplikacion
Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës, e planifikuar për me 15 korrik, rikthen në vëmendje një nga përballjet më të famshme në historinë e futbollit.
Harry Kane dhe Lionel Messi do të luftojnë për një vend në finalen e Kupës së Botës, por sfida mbart edhe peshën e historisë.
Përballja rikthen kujtimet e 22 qershorit 1986, kur Argjentina dhe Anglia u ndeshën në çerekfinalet e Botërorit në stadiumin “Azteca” të Meksikës.
Takimi hyri në histori falë dy golave të Diego Armando Maradonës, të njohur si Dora e Zotit dhe Goli i Shekullit. Dyzet vjet më vonë, Argjentina shpreson ta përsërisë atë sukses.
FIFA ka konfirmuar se skuadra argjentinase do të luajë me fanellën e dytë, atë blu, në zbatim të rregullores, pasi Anglia, e caktuar si skuadra pritëse nga shorti, do të zbresë në fushë me fanellën tradicionale të bardhë.
Fanella blu konsiderohet një ogur i mirë për Argjentinën. Pikërisht me këtë uniformë ajo fitoi ndaj Anglisë në vitin 1986, ndërsa e përdori edhe në Botërorin e vitit 1998, kur eliminoi anglezët në fazën e 1/8-ave pas gjuajtjeve të penalltive.