zoom

Aktualitet

(EMRI) Përplaset për vdekje shqiptari në Itali

(EMRI) Përplaset për vdekje shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Viktima është identifikuar si Renis Domi, 42 vjeç, i cili prej disa vitesh jetonte në zonën e Concesios.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites së së dielës në zonën e Bezzeccas, ku shqiptari ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të marra 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

Në momentin e aksidentit, rreth 100 metra pas tij udhëtonte edhe partnerja e tij, gjithashtu me motor, e cila ka qenë dëshmitare e momentit tragjik.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit është transportuar në spitalin e Trentos, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen fatale./ Zoom.al

Postime të lidhura