zoom

Bota

Irani i përgjigjet Trump për Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të lejojmë ndërhyrje të huaja

Irani i përgjigjet Trump për Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të lejojmë ndërhyrje të huaja

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e marrjes nën kontroll të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike detare në botë për transportin e naftës dhe energjisë.

Teherani ka reaguar duke paralajmëruar Uashingtonin se çdo përpjekje për të ndërhyrë në administrimin ose kontrollin e kësaj zone do të përballet me kundërmasa. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar gjithashtu edhe çdo shtet tjetër që mund të mbështesë një angazhim amerikan në këtë rajon.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura iraniane “Qatam al-Anbiya”, Ebrahim Zolfaghari, deklaroi se Irani nuk do të pranojë veprime të huaja që cenojnë, sipas tij, sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

Sipas tij, çdo ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet kërcënim dhe do të marrë një përgjigje të përshtatshme nga forcat iraniane./ Zoom.al

Postime të lidhura