zoom

Lajme

E trishtë! Vdes futbollisti në moshën 25-vjeçare disa javë pasi luajti në Kupën e Botës

E trishtë! Vdes futbollisti në moshën 25-vjeçare disa javë pasi luajti në Kupën e Botës

Mesfushori i Afrikës së Jugut dhe ekipit të Mamelodi Sundowns, Jayden Adams, ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare, vetëm disa javë pasi luajti për vendin e tij në Kupën e Botës.

Adams luajti në të tre ndeshjet e fazës grupore të Afrikës së Jugut në turne, ku ata arritën në fazat eliminatore përpara se të humbnin ndaj bashkë-organizatores së Kampionatit, Kanadasë, në raundin e 1/16-ave.

“Me tronditje të thellë dhe me zemër të thyer mësova për ndarjen nga jeta të Jayden Adams”, tha në një deklaratë ministri i sportit, artit dhe kulturës i Afrikës së Jugut, Gayton McKenzie.

“Futbolli i Afrikës së Jugut ka humbur një nga talentet e tij të reja më të ndritura dhe kombi ynë mban zi përkrah familjes së tij, shokëve të ekipit dhe miliona mbështetësve që e panë të rritej nga një lojtar premtues i akademisë në një lojtar ndërkombëtar të Bafana Bafana.”

Policia në Afrikën e Jugut tha se ka hapur një hetim pasi trupi i 25-vjeçarit gjet i pajete në një shtëpi në Schotschekloof, një periferi në qendër të Cape Town, të shtunën në mëngjes.

McKenzie shtoi: “Shkaku i vdekjes së Jayden nuk është konfirmuar ende dhe dua t’u bëj thirrje anëtarëve të medias dhe publikut që të tregojnë përmbajtje dhe dhembshuri, si dhe të përmbahen nga spekulimet, ndërsa familjes së tij dhe Mamelodi Sundowns u jepet hapësira dhe privatësia që u nevojitet në këtë kohë tepër të vështirë.

Çdo informacion zyrtar do të komunikohet nga palët përkatëse në kohën e duhur.”