Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e 11 nëntorit në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani, i njohur si “Sheqeri”.
Sipas raportimeve, ata sapo ishin kthyer nga Barcelona kur persona të panjohur i prisnin dhe qëlluan me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Danit, ndërsa Shaljani ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.
Autoritetet spanjolle i kanë dhënë përgjigje institucioneve shqiptare lidhur me lëvizjet e dy viktimave gjatë qëndrimit në Barcelonë. Në dokumentet e mbërritura, konfirmohet se as Dani dhe as Shaljani nuk kishin precedentë penalë në Spanjë dhe gjatë katër ditëve që qëndruan aty ishin regjistruar si turistë, pa sinjale që të jenë ndjekur ose vëzhguar nga persona të tjerë.
Hetimet aktuale sugjerojnë se atentati mund të jetë planifikuar që në momentin kur të dy u nisën nga aeroporti i Rinasit për në Barcelonë, më 7 nëntor. Dyshohet se autorët e atentatit kanë pasur informacion mbi udhëtimin e tyre dhe kanë pritur rikthimin në Shqipëri për t’i ekzekutuar./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit