zoom

Aktualitet

Atentati në Rinas, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

Atentati në Rinas, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

Ka ndërruar jetë Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur 5 ditë më parë, në atentatin e mesditës së 11 nëntorit, pranë Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga breshëria e plumbave i vdekur në vend mbeti Gilmando Dani, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja, bashkë me Shaljanin.

Ndarja e tij nga jeta është njoftuar zyrtarisht nga policia.

Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga rrethimi i aeroportit. Nga një makinë dolën 3 persona më armë në dorë dhe bënë shoshë me plumba makinën “Mercedez Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili në shtator ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent, në një procedurë në shkelje të ligjit.

Atentatorët u larguan nga kasaphana që vetë krijuan, vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë. Më tej dogjën makinën në fshatin Halil, bashkë me armët që terrorizuan aeroportin./ Zoom.al

Postime të lidhura