zoom

In Zoom

Disa mendime për Komisioni Hetimor Parlamentar për “charter -in” e Edi Ramës

Disa mendime për Komisioni Hetimor Parlamentar për “charter -in” e Edi Ramës

Opozita arriti më fund ta kuptojë se përse fshihen shpenzimet e kryeministrit Edi Rama me avionin charter me emrin “Ismail”.

Referuar ekspertëve, Zoom.al ka përllogaritur një shpenzim nga 11 deri në 15 mijë euro në orë për avioni “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”.

Qeveria nuk i ka treguar asnjëherë faturat. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i ka refuzuar kërkesat e Zoom.al për transparencë, ndërsa kompania “Air Albania”, pas të cilës dyshohet se fshihen të gjitha shpenzimet nuk ka dorëzuar në QKB bilancet e saj.

Opozita e finalizoi dje betejën politike me formulimin e kërkesës për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për charterin, teksa kryeministri i vendit vijon të hedhë shashka në përpjekje për të bërë tymnajë për një aferë që duket se do t’i hapë telashe të mëdha.

Por çfarë duhet të kërkojë Komisioni Hetimor Parlamentar?

  1. Kërkesa duhet të nisë me mënyrën se si avioni charter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkur të vitit 2020. Nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke. Dokumentacioni se si kaloi ky avion në përdorim të kryeministrit është thelbësor për hetimin. A është dhuratë e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan dhe nëse i është falur nga Erdogan, cila ka qenë procedura? Nëse është blerë, a është blerë nga qeveria shqiptare apo nga “Air Albania”?

  1. Nëse është pjesë e flotës së “Air Albania”, cila është kontrata që ka qeveria shqiptare apo institucionet në vartësi të saj me kompaninë ku ajo është aksionere së bashku me biznesmenin kontrovers Sinan Idrizi dhe Turkish Airlines?
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar duket të kërkojë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar.
  1. Deputetët duhet të kërkojnë bilancet e kompanisë dhe të hetojnë arsyet se përse ajo nuk ka publikuar ato në QKB. Bashkë me bilancet, duhet hetuar edhe përse “Air Albania” nuk i ka deklaruar ende pronarët përfitues, në shkelje të ligjit.
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të kërkojnë të dhënat për destiancionet e këtij avioni dhe të personave që kanë udhëtuar në prenotimet e charterit “Ismail” nga kryeministri Rama.
  1. Pjesë e hetimit duhet të jenë edhe taksat aeroportuale që i paguhen kompanisë koncesionare “Kastrati Group” të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas për avionin charter “Ismail” dhe të gjitha faturat e tjera për shërbimet dhe serviset e këtij avioni në aeroporte të tjera jashtë vendit.
  1. Çfarë udhëtimesh janë paguar nga fondi i kryeministrisë dhe a janë përfshirë në këtë fond udhëtimet me charterin “Ismail”?
  1. Hetimi duhet të fokusohet edhe tek nevoja e përdorimit të këtij avioni. Për shembull, Zoom.al ka mësuar se Rama e ka përdorur charterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro.
  1. Ai e ka përdorur charterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?
  1. Përveç të dhënave që mund të marrë nga sistemi TIMS, nëse policia nuk do ta pengojë, Komisioni Hetimor Parlamentar mund t’i zbulojë fluturimet që ka bërë Rama jashtë Rinasit duke u abonuar me një kosto fare të papërfillshme në faqen https://www.planespotters.net. Aty do të gjejë me foto e prova të tjera edhe fluturime të tilla nga Brukseli në Hagë, Londër etj, të cilat nuk regjistrohen në TIMS-in tonë. /Zoom.al

Postime të lidhura