zoom

Aktualitet

FOTO/Avioni i Ramës është gjigant para avionit Von Der Leyen

Disa ditë më parë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen i solli Shqipërisë lajmin se Bashkimi Europian i kishte akorduar Shqipërisë 80 milionë euro për të përballur krizën energjetike.

Ajo u prit në Rinas me një ceremoni zyrtare, ku i pranishëm ishte edhe kryeminnistri Edi Rama.

Këtij të fundit me siguri i ka bërë përshtypje sesi numri 1 i Bashkimit Europian, që i kishte sjellë Shqipërisë 80 milionë euro, kishte flutuar me një avion të vogël.

Kjo pasi vetë ai, edhe pse kryeministër i një vendi të vogël dhe me një buxhet modest, i cili shpesh herë shprehet se nuk e ka për turp të lyp ndihmë nga të tjerët, udhëton me një avion shumë herë më të madh dhe mbi të gjitha luksoz.

Bëhet fjalë një Airbus A319-115(CJ), TC-ANA, që harxhon 2600 litra karburant në orë ose 10400 litra për udhëtim 4 orësh.

Jo vetëm kaq, por Rama me siguri udhëton edhe më shumë se Vone Der Leyen, pasi vetëm në 3 vitetet e fundit e ka ngritur avionin për fluturime të tija mbi 137 herë.