zoom

Politikë

Skandali i çarterave/Berisha: Rama ka realizuar më shumë udhëtime se çdo kryeiministër, të largohet

Skandali i çarterave/Berisha: Rama ka realizuar më shumë udhëtime se çdo kryeiministër, të largohet

Sali Berisha ka kërkuar dorëheqje dhe largimin përgjithmonë të Edi Ramës pasi sipas tij ai është kapur në flagrancë duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Kreu i opozitës ka sjellë në vëmendje skandalin me fluturimet charter që kryeministri ka realizuar gjatë qeverisjes së tij, të cilat sipas Berishës kapoin vlerën e 22 milionë eurove.

Berisha thotë se nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

NJOFTIM PËR SHTYP

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.

Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite.

Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve.

Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve.

Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore.

Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër.

Postime të lidhura