Aplikacion
Të dhënat e sistemit TIMS, që u publikuan nga hakerat iranianë, zbuluan se si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte ngritur avionin “Ismail” plot 134 herë gjatë tre viteve të fundit për të udhëtuar qoftë edhe deri në Kosovë, duke harxhuar shuma të mëdha në karburant e shpenzime të tjera.
Shpenzimet e fluturimeve charter përllogariten të jenë disa milionë euro. 22 milionë, thotë opozita. 15 mijë euro në orë, ka përllogaritur zoom.al, duke u konsultuar me agjenci që ofrojnë shërbime të aviacionit civil.
Por le të bëjmë një llogari të thjeshtë.
Le ta krahasojmë shpenzimin e karburantit të 1 ore fluturim me charter me karburantin që shpenzon një familje shqiptare me makinë.
Avioni “Ismaili”, që përdor kryeministri, një Airbus A319-115(CJ), TC-ANA, harxhon 2600 litra karburant, i llojit vajguri tip Jeta-1. (shih tabelën poshtë)

Ky lloji vajguri në tregjet ndërkombëtare kap vlerën 1 euro për litër, ndërsa në aeroportin e Rinasit ofrohet për afro 1.5 euro për litër.
Duke shumëzuar sasinë e karburantit prej 2600 litrash që charteri shpenzon për 1 orë, me 1.5 euro për litër, rezulton se Rama harxhon rreth 4 mijë euro për 1 orë fluturim.
4 mijë euro sot janë 2 mijë litra naftë, me çmimin prej 240 lekësh apo 2 eurosh për litër, me të cilin tregtohet nafta në vendin tonë.
Për të konsumuar 2 mijë litra naftë, një makinë luksoze që shpenzon mesatarisht 10 litra për 100 kilometra, do të duhet të bëjë 20 mijë kilometra.
Një familje shqiptare udhëton mesatarisht 10 deri në 15 mijë kilometra në vit. 15 mijë kilometra përkthehen në 3 mijë euro kaburant.
Nëse autovetura do të jetë e konsumit mesatar, rreth 6 litra për kilometër, 4 mijë eurot që shpenzon “Ismaili” në 1 orë për karburant, një familje do t’i shpenzonte në 4 vjet me makinën e saj.
Është llogari e thjeshtë. Të njëjtin krahasim mund ta bëjë ço qytetar sipas konsumit të makinës që disponon ose të parave që nxjerr nga xhepi për të blerë karburant.
Kryeministri sigurisht që nuk i nxjerr nga xhepi i tij, por ai nuk po tregon as se kush ia paguan këto shpenzime marramendëse, në një kohë kur shqiptarëve u thotë se vendi është në krizë çmimesh, nafte dhe energjie. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari