zoom

Politikë

Hyrjet-daljet e Ramës/ Berisha bën llogaritë: 19 milionë euro kushtuan udhëtimet me avion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Zoom.al mbi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me charter.

Berisha thotë se udhëtimet e Ramës u kanë kushtuar shqiptarëve 19 milionë euro, ndërsa kjo për ish-kryeministrin është abuzim i madh.

Udhëtimet në 3 vitetet e fundit janë kryer me avionin “Ismaili”, për të cilin qeveria nuk ka bërë asnjëherë transparencë se si u mor nga qeveria turke dhe sa shpenzon për 1 orë fluturim.

Zoom.al e ka ndjekur këtë çështje vazhdimisht, duke tentuar të hedhë dritë mbi shpenzimet e kryeministrit, veçanërisht në kohët e krizave që ka kaluar vendi me tërmetin, pandeminë dhe tani me çmimet e produkteve ushqimore, naftës dhe energjisë.

Postimi në Facebook:

Super abuzim!19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!