Aplikacion
Kryeministri Rama ka tentuar sërish të bëjë tymnajë për të fshehur shpenzimet marramendëse me avionin e tij charter, me emrin Ismaili, me të cilin ka bërë 134 fluturime nga 2020 e deri sot.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri tha se ka shpenzuar më pak se Berisha.
“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2008👉 261.023Lek të reja
2022👉 120.459Lek të reja”.
Por kryeministri përpiqet të manipulojë. Shpenzimet që tregon ai janë ato të biletave me avionë linje, të paguara nga fondi i qeverisë.
Ai duhet të tregojë faturat e avionit charter. Kush ia paguan ato? A ia paguan Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare që refuzon t’i tregojë? A ia paguan ndonjë biznesmen pas “Air Albania”?
Mediat, opozita dhe opinioni publik i kërkojnë këto fatura, jo ato të biletave të 8 udhëtimeve me avion linje.
Derisa t’i tregojë faturat e charterit “Ismail”, çdo tentativë tjetër shërben vetëm për të manipuluar. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari