zoom

Politikë

Rama reagon për udhëtimet me charter, por nuk sqaron asgjë

Rama reagon për udhëtimet me charter, por nuk sqaron asgjë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të listës së udhëtimeve të tij charter, me avionin e kontraktuar nga qeveria.

Ndonëse në vetëm 3 vite ka udhëtuar 134 herë me avionin luksoz, duke shpenzuar miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë, Rama sërish përpiqet t’ia hedhë fajin medias dhe opozitës që merren me këtë çështje, ndërsa heziton sërish të japë sqarime mbi kontratën që ka nënshkruar për sigurimin e shërbimeve të këtij avioni.

Kryeministri Edi Rama, reagim në Twitter:

Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!

Postime të lidhura