Aplikacion
Ka hyrë dhe ka dalë plot 134 herë me avionin e tij charter kryeministri Edi Rama në Rinas. Janë fluturime me avionin “Ismaili”, për të cilin qeveria nuk ka bërë asnjëherë transparencë se si u mor nga qeveria turke dhe sa shpenzon për 1 orë fluturim.
Zoom.al e ka ndjekur këtë çështje vazhdimisht, duke tentuar të hedhë dritë mbi shpenzimet e kryeministrit, veçanërisht në kohët e krizave që ka kaluar vendi me tërmetin, pandeminë dhe tani me çmimet e produkteve ushqimore, naftës dhe energjisë.
Ka udhëtuar 28 herë me charter (hyrje – dalje) në vitin 2022 dhe vetëm 3 fluturime linje,
Ka udhëtuar 66 herë me charter (hyrje – dalje) në vitin 2021 dhe asnjë fluturim linje,
Ka udhëtuar 40 herë me charter (hyrje – dalje) në vitin 2020 dhe vetë 5 fluturime linje.
Janë shpenzime marramandëse. Zoom.al i ka bërë përllogaritjet referuar ekspertizës së faqeve të ndryshme të internetit. Një avion si ai që përdor kryeministri, një Airbus A319-100 shpenzon rreth 15 mijë euro për çdo orë fluturim.
Zoom.al po hulmuton mbi të gjitha destinacionet në të cilat ka udhëtuar kryeministri, referuar të dhënave të sistemit TIMS të publikuar nga hakerat iranianë, për të përllogaritur shpenzimet që ka bërë kryeministri.
Zoom.al i është drejtuar disa herë me kërkesë për informim Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për faturat që ka paguar për avionin “Ismaili”, por ka marrë përgjigje refuzuese edhe pse shpenzimet nuk janë sekret shtetëror. /Zoom.al

Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës