zoom

Politikë

Rama sulmon Berishën: Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, lidhur me shpenzimet marramendëse që kryeministri ka bërë me udhëtimet e tij me avion charter.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkruan se ndjen neveri për rublaxhinjtë e opozitës, që sipas tij përhapin gënjeshtra dhe shpifin për të, ndërsa ka nxjerrë statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Rama thekson se udhëtimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e shpenzimeve, që Berisha ka bërë në kohën kur ishte në pushtet. Edhe një herë tjetër, kryeministri ka zgjedhur sulmin ndaj të tjerëve, si mbrojtjen më të mirë.

Postimi i Ramës:

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2012 226.893Lek të reja

2020 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!