Aplikacion
Nuk është sekret se rritja galopante e OTP-së në rajon, veçanërisht në Shqipëri, nuk ishte një lëvizje vetëm me interesa tregtare. Ajo u konsiderua si një operacion gjeopolitik dhe OTP u perceptua si një mjet në duart e Viktor Orban për të shtrirë ndikimin e tij edhe në Ballkanin Perëndimor.
Nga Zoom.al
Tërmeti politik që tronditi Budapestin me zgjedhjet e së dielës, ku Viktor Orban pësoi një humbje historike, u ndje në të katër anët e Europës. Vala sizmike arriti edhe në disa zyra të Tiranës.
Humbja Orban përballë Péter Magyar, pas 16 vitesh pushtet, ka krijuar një gjendje paniku dhe pasigurie në atë që njihet si “Oligarkia e Fidesz”. Për këto sipërmarrje që u rritën nën hijen e tij, largimi i kreut të partisë Fidesz, është një kërcënim i drejpërdrejtë për mbijetesën e tyre.
Banka hungareze OTP Bank është një prej bizneseve që njohu një ekspansion të fuqishëm në rajon nën pushtetin e Orban. Ajo hyri në Shqipëri në vitin 2019 me blerjen e bankës franceze “Societe Generale”, si pjesë e një vale të dytë zgjerimi.
Nga viti 2001 deri në vitin 2006 OTP Bank u shtri në Sllovaki, Bullgari, Rumani, Serbi , Ukrainë e Rusi. Ndërsa me ardhjen e Viktor Orban në pushtet ajo e zgjeroi aktivitetin në Shqipëri, Moldavi, Slloveni dhe Uzbekistan.
Nuk është sekret se rritja galopante e OTP-së në rajon, veçanërisht në Shqipëri, nuk ishte një lëvizje vetëm me interesa tregtare. Ajo u konsiderua si një operacion gjeopolitik dhe OTP u perceptua si një mjet në duart e Viktor Orban për të shtrirë ndikimin e tij edhe në Ballkanin Perëndimor.
Jo më kot, një i djathtë si Orban, fitoi shpejt “simpatinë” e kryeministrit të majtë Edi Rama. “Ka qenë një kënaqësi të punoj me Kryeministrin Orban dhe të shoh afrimin e Shqipërisë dhe Hungarisë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij” – shkruajti Rama sot në X duke konfirmuar afrimin e pazakontë mes tyre gjatë viteve të fundit.
Për vite me radhë, mbështetja e Orban për qeverinë Rama ka qenë e hapur dhe po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si një garanci për bizneset hungareze në Shqipëri, përfshirë OPT Bank. Kjo garanci politike bëri që OTP të ishte prezente kudo ku kishte një projekt të madh, një koncesion apo një investim strategjik në Shqipëri.
LEXO EDHE:
Por me Viktor Orban që po bën gati valixhet, rregullat e lojës ndryshojnë.
Sándor Csányi, njeriu që drejton OTP-në, njihet si një mjeshtër i mbijetesës, por këtë herë, pa Orban në krah, sfida është ekzistenciale, pasi OTP Bank shndërrohet në një korporatë të ekspozuar përballë transparencës që pritet të kërkojë qeveria e re në Budapest e Peter Magyar.
Nëse qeveria e Magyae nis procesin e premtuar të “de-Orbanizimi” të institucioneve politike e financiare, çdo qindrarkë që OTP ka dhënë, mund të shikohet me lupë dhe shumë projekte mund të futen në listën e zezë të riskut.
Por më shumë se Budapesti, është Brukseli ai që duket më interesuar për transparencë. Për të fituar besimin e plotë të institucioneve europiane, OTP Bank do të duhet të hapë “kutinë e pandorës” së financimeve, sponsorizimeve e shpenzimeve që mbajnë vulën e epokës së Orban.
Edhe në vende të tjera të Europës, ashtu si edhe në Shqipëri, OTP Bank ka gjasë të përballet me presionin për transparencë mbi dosjet e financimeve të pretenduara politike.
LEXO EDHE:
Largimi i Orban ka tranzuar pozitat e bizneseve hungareze në mbarë Europën, për shkak se gjatë 16 viteve të pushtetit të tij, thuajse çdo institucion u ndërtua bazur mbi rregullat dhe kërkesat e tij.
OTP Bank jo vetëm që nuk bën përjashtim nga ky rreth, por ajo duket më e ekspozuar, pasi ajo shërbeu si pararoja e diplomacisë së Viktor Orban -it dhe tani e sheh veten pa oksigjenin politik që e dha frymë për 16 vite.
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin