zoom

Bota

“S’do e telefonoj Putin”- Rusia humb vendin aleat në Evropë, kryeministri hungarez: T’i japë fund vrasjeve

“S’do e telefonoj Putin”- Rusia humb vendin aleat në Evropë, kryeministri hungarez: T’i japë fund vrasjeve

Péter Magyar dekalaroi se ka folur me 10 udhëheqës evropianë, një ditë pasi fitorja e tij dërrmuese i dha fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán në Hungari.

Por ai tha se nuk do ta telefononte Vladimir Putinin, një partner të ngushtë të Orbán-it, edhe pse do të fliste me të nëse udhëheqësi rus do të telefononte.

“Nëse Vladimir Putin telefonon, do ta marr telefonin,” u tha ai gazetarëve gjatë një konference shtypi maratonë tre-orëshe për të shënuar suksesin zgjedhor të partisë së tij Tisza të dielën.

“Nuk mendoj se do të ndodhë,” theksoi ai, “por nëse do të flisnim, do t’i thoja që, pas katër vitesh, t’i japë fund vrasjeve dhe kësaj lufte.”

Moska ka thënë se respekton fitoren e Hungarisë dhe pret të ruajë marrëdhënie “pragmatike” me Budapestin.

Orbán ka qenë gjithashtu një aleat kyç i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili e mbështeti atë për të fituar zgjedhjet e së dielës, dhe zëvendëspresidenti JD Vance e përforcoi këtë me një vizitë dy-ditore të fushatës javën e kaluar.

Magyar u tha gazetarëve se as ai nuk do ta telefononte Trumpin, por nëse presidenti i SHBA do ta telefononte, ai do të thoshte se ishte i lumtur pasi ata ishin “aleatë të fortë në NATO” dhe do ta ftonte atë të merrte pjesë në 70-vjetorin e kryengritjes hungareze kundër pushtimit sovjetik tetorin e ardhshëm.

Postime të lidhura