zoom

In Zoom

Kreu i OTP Bank, mik i Putin. E ndihmoi të zgjidhet në krye të Federatës Botërore të Xhudos

Kreu i OTP Bank, mik i Putin. E ndihmoi të zgjidhet në krye të Federatës Botërore të Xhudos

Ai e njeh Vladimir Putinin.  Ka me dhjetëra foto me të, të cilat janë provë e një dashamirësie që bie në sy.

New York Times zbuloi se ka përfituar milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të afrimitetit me kryeministrin hungarez, Victor Orban. Ai është Sandor Csanyi, Drejtori i Përgjitshëm i OTP Bank (me degë edhe në Shqipëri), një ndër njerëzit më të pasur të Hungarisë, të cilin e gjejmë së fundi si një komentator aktiv pas luftës në Ukrainë.

President rus Vladimir Putin viziton Shefin e OTP Bank dhe zevendespresidentin e Federates Nderkombetare te Xhudos, Sandor Csanyi

Në një intervistë ai flet për presidentin rus Vladimir Putin, luftën dhe perspektivën e OTP Bank. “Lufta dhe sanksionet ekonomike kanë ndikuar gjithashtu në aksionet e OTP: Pasuritë e CSányi llogariten se kanë rënë me 11 miliardë forints (gati 2.515.600 euro) në ditët e para”, shkruajnë mediat hungareze.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP analizoi në detaje situatën e OTP që nga shpërthimi i luftës.

“Ka një menaxhim të ri, të gatshëm në Rusi dhe Ukrainë, dhe shërbimi ndaj klientit në Ukrainë është gjithashtu duke u zhvilluar. Mesatarisht, 42 degë janë të hapura, dhe menaxherët nuk detyrohen të hyjnë në to, por ata shkojnë dhe duan t’u shërbejnë klientëve. Filiali ukrainas ka qenë një nga më fitimet në grupin OTP për sa i përket kapitalit vitet e fundit. Kolegët tanë në Rusi po bëjnë mirë. Likuiditeti në rubla është atje, problemi i vetëm është mungesa e likuiditetit në dollar”, shprehet ai në një intervistë të pak kohëve më parë.

Në një situatë të tillë nuk mund t’i shpëtonin komentet për presidentin rus.

“Unë e njoh personalisht Vladimir Putin- ka disa foto nga unë në media ku jemi ulur së bashku në Kupën e Botës. Ai ishte gjithashtu president i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, unë jam nënkryetar, por nuk guxoj të parashikoj rezultatin e luftës. Jam i bindur që nuk është në interesin e askujt të zgjasë luftën, as për Ukrainën dhe as për Rusinë, sepse është shumë e shtrenjtë të vendosësh një ushtri kaq të madhe dhe kaq shumë mjete lufte. Shpresoj se do të ketë paqe. ”

Siç pranon ai, fotot e shefit të OTP Bank dhe të shefit të Kremlinit janë të shumta edhe në internet. Të shumta janë edhe të dhënat për lidhjet mes tyre.

“Ai është një mik i mirë i Putin. Ai e ndihmoi në zgjedhjen e Putinit në Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, shkruan Paul Chan, një artist që jeton në Nju Jork, autor i “Secret Sefl Made Millionaire – Sekretet e milionerëve të vetë pasuruar”

Ja si e përshkruan ai CEO-n e OTP Bank.

“Sandor Csanyi lindi në një qytet të vogël Jászárokszállás në Hungari në 1953. Prindërit e tij ishin të klasës së ulët. Në 1974, ai u diplomua në Shkollën e Biznesit të Budapestit me një diplomë në administrimin e biznesit dhe 1983, me një doktoratë në ekonomi nga Universiteti i Ekonomisë në Budapest. Ai punoi si burokrat, duke u ngritur si Shefi i Departamentit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore. Në 1992, ai mori përsipër OTP Bank dhe ai bëri të paimagjinueshmen. Ai pushoi shumë menaxherë për të rritur produktivitetin. Sot në vitin 2022, OTP Bank është banka më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbuluar 11 vende dhe duke punësuar më shumë se 36,000 persona. Ai diversifikoi në kimikate duke u bërë aksioner dhe drejtor i Mol, kompania hungareze e naftës dhe gazit. Sekreti i suksesit të tij: Ai harxhon shumë kohë dhe energji duke u lidhur me politikanë brenda dhe jashtë Hungarisë. P.sh. Ai u bë zëvendës president i Federatës Ndëkombëtare të Xhudos dhe një mik i mirë i Putinit. Ai ndihmoi në zgjedhjen e Putinit si President i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”.

Gazeta prestigjoze New York Times, në një investigim mbi fondet e BE për bujqësinë, nën titullin “Fermerët e parave: Si oligarkët dhe populistët po mjelin BE-në për miliona”, vinte gjithashtu në dukje miqësinë e tij me politikanë të të gjitha partive.

“Sandor Csanyi shihet si dikush që z. Orban nuk mund të përballojë të antagonizojë… Ai ka punësuar politikanë të papunë nga të gjitha partitë dhe konglomerati i tij bujqësor, i drejtuar nga djali i tij, tani kontrollon dy nga kompanitë “Dirty Dozen” të privatizuara nga zoti Orban.”

Ukraina i kërkoi OTP Bank dhe disa bankave të tjera, Raiffeisen, Citigroup, Societe Generale, UniCredit e Intesa Sanpaol që të largohen nga tregu rus.

“Unë i bëj thirrje edhe një herë që të largohen nga tregu rus sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër e konsumatorëve të bojkotojnë këto kompani, derisa të ndalojnë së punuari në Rusi”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Deklarata vinte pak kohë pasi kreu i OTP Bank riafrimonte publikisht njohjen miqësore me Vladimir Putin, ndërkohë që ushtria e tij po kryente një kasaphanë në Ukrainë, me bombardime të rënda edhe ndaj civilëve të pafajshëm. A mundet që bankat të tërhiqeshin nga fitimet e tyre, aq më tepër dikush me lidhje me Vladimir Putin? Asnjëra prej tyre nuk është përgjigjur ende sot pozitivisht kërkesës së ministrit të jashtëm të Ukrainës. /Përgatiti Zoom.al

October 30, 2019. – Hungary, Budapest. – Sandor Csanyi, OTP Bank CEO and Chairman, IJF International Judo Federation Honorary Vice President, Russia s President Vladimir Putin and IJF President Marius Vizer from L to R at the IJF headquarters. KremlinxPool PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY