zoom

In Zoom

Nga OTP Bank te Societe, Intesa e Raiffeisen! Bankat që Ukraina u kërkon të tërhiqen nga Rusia

Nga OTP Bank te Societe, Intesa e Raiffeisen! Bankat që Ukraina u kërkon të tërhiqen nga Rusia

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba u bëri thirrje një numri të mëdha kompanish, që të largohen nga tregu rus si dhe qeverisë dhe konsumatorëve t’i bojkotojnë ato, raporton agjensia e lajmeve Interffax.

“Unë i bëj thirrje edhe një herë që të largohen nga tregu rus sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër e qeverisë dhe konsumatorëve të bojkotojnë këto kompani, derisa të ndalojnë së punuari në Rusi”, është shprehur Kuleba, në një konferencë në internet të hënën.

Ministri shtoi se që nga mëngjesi i së hënës, 209 kompani janë tërhequr plotësisht nga tregu rus, kanë ndërprerë ndërveprimin me partnerët rusë dhe 378 janë kufizuar pjesërisht në punën e tyre.

“Në të njëjtën kohë, ka një numër të kompanive të mëdha që nuk janë larguar ende nga Rusia. Këto janë zinxhirët e shitjes me pakicë Leroy Merlin, Metro, Auchan dhe Spar, produktet e makinave Pirelli dhe Bridgestone Tyre, hotelet Accor dhe Intercontinental Hotel, Otis Worldwide. Honeywell, Mohawk Industries, Arconic në inxhinieri mekanike, Oriflame, Kimberly-Clark, Koti Retail, Ecco, Salvatore Ferragamo, Philip Morris në kozmetikë dhe produkte të ngjashme, në industrinë ushqimore – këto janë restorantet Papa John’s dhe Kellogg’s – Bayer, bankat – Raiffeisen, OTP Bank, Citigroup, Societe Generale, UniCredit, Intesa Sanpaolo.

Ne nuk jemi të kënaqur me këtë, ne i njohim këto kompani, ne i dimë manovrat dhe truket e tyre, përpjekjet e tyre për të qëndruar në tregun rus në një formë ose në një tjetër dhe ne do t’i largojmë ata,” është shprehur Kuleba./Zoom.al/