zoom

In Zoom

Si i shkeli OTP Bank rregullat kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit

Në mars të vitit 2019, Banka Kombëtare e Ukrainës gjobiti bankën hungarez OTP Bank për një sërë shkeljesh të rregullave Kundër Pastrimit të Parave dhe luftës Kundër Financimit të Terrorizmit (AML/CFT)

Bazuar në rezultatet e inspektimit në fushën e parandalimit dhe kundërveprimit ndaj legalizimit (pastrimit) të të ardhurave nga krimi dhe financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, banka e Ukrainës zbatoi një sërë masash korrigjuese ndaj OTP Bank sh.a.

OTP u gjobit në shumën 7,142,125,42 UAH ose afërsisht 200 mijë dollarë për një listë të gjatë shkeljesh.

Autoritetet gjetën “aktivitet të rrezikshëm në fushën e monitorimit financiar, i cili përfshinte transaksione të transfertave të parave të klientëve drejt bankave të tjera të kryera midis marsit 2017 dhe qershorit 2018, sipas marrëveshjeve për shërbimet e mbledhjes së parave për shumën totale që tejkalon 700 milionë UAH, ose afërsisht 19 milionë dollarë.

Rrjedhimisht, ato fonde u mblodhën dhe u dërguan në para të gatshme institucioneve financiare dhe u përdorën, veçanërisht, për kredi në “cash” për individë që t’i përdornin për të individë të tjerë për prodhimet bujqësore.

“Natyra ose pasojat e transaksioneve të tilla financiare mund t’i lidhin ato me legalizimin e të ardhurave nga krimi ose konvertimin e fondeve pa para në para “cash”. Për më tepër, banka nuk bëri asnjë përpjekje për të sqaruar thelbin e transaksioneve financiare në fjalë, veçanërisht përmes kërkesave ndaj klientëve për të ofruar dokumente dhe informacione shtesë që lidhen me transaksionet financiare siç specifikohet në dokumentet e brendshme të bankës për luftën Kundër Pastrimit të Parave dhe Kundër Financimit të Terrorizmit (AML/CFT)”, thuhet në njoftimin e Bankës Kombëtare të Ukrainës.

Inspektimi zbuloi gjithashtu se OTP Bank “kishte dështuar për të identifikuar personat e ekspozuar politikisht vendas (PEP), anëtarët e familjes së tyre ose palët e lidhura midis klientëve gjatë identifikimit dhe verifikimit të tyre, siç specifikohet në dokumentet e brendshme të AML/CFT.

OTP Bank, thuhet në dokumentat e inspektimit, kreu shkelje edhe për “ekzekutim jo të duhur të detyrës për të siguruar menaxhimin e rrezikut dhe rivlerësimin e rrezikut të klientit në aktivitetin e tyre.

Veç gjobës, Banka Kombëtare e Ukrainës i drejtoi OTP Bank edhe një letër paralajmëruese, për disa shkelje, si:

  • Mosidentifikimi i transaksioneve financiare që i nënshtrohen monitorimit financiar.
  • Mospërmbushje e detyrimit për të kryer monitorimin fillestar financiar të transaksioneve financiare ku pjesëmarrës ose përfitues janë PEP vendas, anëtarë të familjes së tyre ose palë të lidhura, në mënyrën e përcaktuar për klientët me rrezik të lartë.
  • Dështimi për të paraqitur raporte të plota dhe të besueshme në Bankën Kombëtare të Ukrainës me informacionin e kërkuar nga rregullat dhe procedurat e përcaktuara në rregulloren e Bankës Kombëtare të Ukrainës.
Fitimet e OTP ranë 48% në Ukraine, humbje edhe në Rusi

Fitimet e OTP ranë 48% në Ukraine, humbje edhe në Rusi

Cilat janë shkeljet kundër pastrimit të parave?
– Korrupsioni.
– Krimi kibernetik, i cili përfshin konsiderata të lidhura me sigurinë kibernetike dhe të monedhës virtuale.
– Terrorizmi financiar i huaj dhe i brendshëm.
– Mashtrim.
– Veprimtaria transnacionale e organizatave kriminale.
– Veprimtaria e organizatave të trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore.

Çfarë thotë FMN për pastrimin e parave

Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit janë krime financiare me efekte ekonomike.

Pastrimi i parave kërkon një krim themelor, primar, fitimprurës (siç është korrupsioni, trafiku i drogës, manipulimi i tregut, mashtrimi, evazioni fiskal), së bashku me qëllimin për të fshehur të ardhurat e krimit ose për të çuar përpara sipërmarrjen kriminale. Këto aktivitete gjenerojnë flukse financiare që përfshijnë devijimin e burimeve nga përdorimet produktive ekonomikisht dhe shoqërore – dhe këto devijime mund të kenë ndikime negative në sektorin financiar dhe stabilitetin e jashtëm të shteteve anëtare. Ato gjithashtu kanë një efekt gërryes, korruptues mbi shoqërinë dhe sistemin ekonomik në tërësi. Për shkak të pasojave negative të këtyre formave të abuzimeve financiare në ekonomitë dhe sistemet financiare të anëtarëve tanë, FMN ka qenë shumë aktive për më shumë se dhjetë vjet në fushën e AML/CFT.

Kontrollet e AML/CFT, kur zbatohen në mënyrë efektive, zbusin efektet negative të aktivitetit ekonomik kriminal dhe promovojnë integritetin dhe stabilitetin në tregjet financiare.

Lufta efektive kundër pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të regjimeve të terrorizmit janë thelbësore për të mbrojtur integritetin e tregjeve dhe të kuadrit financiar global, pasi ato ndihmojnë në zbutjen e faktorëve që lehtësojnë abuzimin financiar.”

OTP Bank ka qenë disa herë edhe në qendër të investigimeve mediatike. New York Times zbuloi se si shefi i OTP Bank, Sandor Csanyi, një mik i kryeministrit hungarez Victor Orban dhe miq të tjerë të shefit të qeverisë kishin futur në xhepat e tyre miliarda euro fonde të Bashkimit Europian për bujqësinë.

Sandor Csanyi, Drejtori i Përgjitshëm i OTP Bank, rezulton një ndër ndër njerëzit më të pasur të Hungarisë dhe njihet edhe si mik i Vladimir Putin, pasi e ndihmoi presidentin rus të zgjidhet në krye të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. / Zoom.al