zoom

Ekonomi

OTP Bank – Biznes me rusët, humbje me rumunët

OTP Bank – Biznes me rusët, humbje me rumunët

 

Në ndryshim nga performancat e bankave më të mëdha që operojnë në Rumani, filiali lokal i grupit financiar hungarez OTP, OTP Bank Romania, njoftoi një humbje prej 15 milionë RON (3 milionë euro) për nëntë muajt e parë të 2022. Rezultati u shkaktua nga rritja e provizioneve totale në 151 mln RON, tha kompania.

Megjithatë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës u rrit në 21.54% kundrejt 20.78% në fund të shtatorit 2021, në sfondin e rritjes së kapitalit prej 200 mln RON në dhjetor 2021.

Fitimi operativ u rrit me 67% në vit në 146 mln RON në nëntëmujorin, pas efektit pozitiv të një rritjeje dinamike prej 20% në totalin e të ardhurave.

Vëllimi i kredive me performancë u rrit me 13% në fund të muajit shtator, mbështetur nga një rritje prej 19% në segmentin e kreditimit të korporatave, ndërsa kreditimi për segmentin e individëve u rrit me 7%.

Në vitin 2018 OTP Bank dështoi të blinte “Banca Romaneasca” në Rumani, pasi Banka Qëndrore e këtij vendi refuzoi shitjen, pa dhënë shpjegime.

Në Shqipëri, pasi bleu Societe Generale, OTP Bank ka blerë Alpha Bank.

Por OTP Bank është nën presion të fortë këto kohë, pasi Ukraina po i kërkon asaj dhe disa bankave të tjera, si Raiffeisen Bank dhe Intesa Sanpaolo që të mbajnë premtimin për të dalë nga tregu rus, pasi duke bërë biznes me rusët e Vladimir Putin, po financojnë gjenocidin dhe krimet ruse të luftës në Ukrainë. /Zoom.al

Postime të lidhura