zoom

Aktualitet

Plas skandali me Lufrën dhe Erzenin, qumështi i tyre është kancerogjen

Plas skandali me Lufrën dhe Erzenin, qumështi i tyre është kancerogjen

Skandal pas skandali në tryezën e shqiptarëve: pas mishit me salmonelë dhe luleshtrydheve të stërmbushura me pesticide, tani konsumatorët po ushqehen edhe me qumësht të helmuar me aflatoksinë.

Kontrollet e fundit të AKU-së në Vlorë kanë zbuluar se Lufra dhe Erzeni, dy prej markave më të njohura të qumështit në vend, kanë shpërndarë produkte të ndotura për konsum masiv. Nga 26 mostra të marra në katër muaj, 10 dolën të kontaminuara — një alarm serioz që tregon se 40% e qumështit të kontrolluar ishte jashtë normave të sigurisë.

Aflatoksina është një toksinë e fuqishme kancerogjene që, duke kaluar nga ushqimi i lopëve në qumësht, rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve, sidomos të fëmijëve. Konsumimi i qumështit të ndotur çon në dëmtime të mëlçisë, veshkave dhe rrit rrezikun për kancer.

Ndërsa qytetarët detyrohen të konsumojnë produkte të rrezikshme, institucionet përgjegjëse mjaftohen me deklarata të vakëta dhe heshtje të turpshme, të zëna më shumë me fushatat elektorale sesa me mbrojtjen e jetës së njerëzve. Produktet u tërhoqën nga vetëm dy pika shitjeje, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi për dëmin që është shkaktuar.

Për fat të keq, skandalet ushqimore në Shqipëri nuk janë më raste të veçuara — janë kthyer në një realitet të hidhur dhe të rrezikshëm, ku siguria ushqimore sakrifikohet në emër të fitimit dhe papërgjegjshmërisë./ Zoom.al

Postime të lidhura