zoom

Aktualitet

Tabaku ngre shqetësimin për sigurinë ushqimore: Është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

Tabaku ngre shqetësimin për sigurinë ushqimore: Është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore në Shqipëri pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se zgjedhjet tona ushqimore nuk janë thjesht një preferencë personale, por një çështje sigurie dhe një rrezik për jetën.

Ajo përmendi rastet e fundit me mandarina, domate, speca dhe pjeshkë që nuk plotësuan standardet europiane dhe u bllokuan në import.

Deputetja e PD-së shtoi se mungesa e kontrolleve të rregullta, laboratorëve modernë për analizimin e produkteve ushqimore dhe mbështetjes për sektorin e bujqësisë po e kthejnë sigurinë ushqimore në një nga problemet më serioze për qytetarët shqiptarë.

“Ky nuk është luks, por parakusht për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë procesin e integrimit europian”, theksoi ajo.

Tabaku paralajmëroi se do të ndjekë çështjen deri në fund, duke nënvizuar se asnjë inteligjencë artificiale nuk mund të zëvendësojë kontrollin mbi atë që hamë çdo ditë./ Zoom.al

Reagimi i Jorida Tabakut

Postime të lidhura