Aplikacion
Nga Zoom.al
Supermarketi gjerman LiDL, i njohur për çmimet e ulëta dhe pranitë e shtrira në mbi 30 vende të botës, po përballet me një valë të pazakontë kritikash dhe tërheqjesh produktesh që kanë vënë në pikëpyetje standardet e sigurisë dhe cilësisë që kjo kompani pretendon të përfaqësojë.
Një prej rasteve më shqetësuese lidhet me pajisjen e gatimit “Toëer 8L Dual Basket Air Fryer” (model T17129L), për të cilën LiDL ka lëshuar një thirrje për tërheqje të menjëhershme nga tregu. Sipas vetë njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kompania, “Pajisja mund të mbinxehet gjatë përdorimit dhe paraqet rrezik zjarri”. Ky njoftim u publikua nga LiDL në Britaninë e Madhe këtë muaj (qershor 2025).
Një tjetër produkt i tërhequr nga raftet është “Harvest Basket Hash Broëns” 750g, për shkak të disa mikro-grimcave metalike që janë zbuluar në disa nga paketimet. “Prania e trupave të huaj (metalike) në produkt mund të shkaktojë rrezik mbytjeje për konsumatorët”, deklaroi Agjencia për Standardet Ushqimore (Food Standards Angency_ më 17 qershor të 2025.
Në shumë vende europiane, autoritetet kanë publikuar paralajmërime të forta për konsumatorët, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të konsumit dhe kthimin e produkteve në pikat e shitjes.
Probleme janë konstatuar edhe me “Cookies & Cream Protein Bars” të markës Healthy Fit, të shitura në disa vende përmes rrjetit LiDL. Etiketimi nuk përmbante paralajmërim në anglisht për praninë e qumështit dhe sojës, duke rrezikuar seriozisht personat me alergji.
“Etiketimi në gjuhë të huaj fsheh alergjenët, një gabim i rëndë për sigurinë shëndetësore të konsumatorëve” – deklaroi Agjencia e Sigurisë Ushqimore të Irlandës së Veriut më 20 qershor 2025.
Standardet e LiDL në pikiatë?
Tërheqja e njëpasnjëshme e produkteve, shumica prej të cilave produkte ushqimore ose pajisje kuzhine, po krijon një panoramë gjithnjë e më të dyshimtë mbi mënyrën se si kompania LiDL monitoron zinxhirin e prodhimit dhe kontrollin e cilësisë.
Në komentet e konsumatorëve në rrjete sociale dhe forume europiane, flitet vazhdimisht për probleme me produktet ushqimore.
“Për një rrjet që pretendon cilësi gjermane, rastet po përsëriten vazhdimisht e më shqetësuese” – thuhet në një koment të një përdoruesi të rrjetit Trustpilot, në qershor 2025.
LiDL në Shqipëri si “Investitor Strategjik”, përfitime apo probleme?
LiDL do të vijë edhe në Shqipëri. Qeveria Rama i ka dhënë kësaj kompanie statusin e “Investitorit Strategjik”, duke i dhënë 200 mijë metër katrorë tokë publike në Porto Romano, për të ndërtuar magazina që do të shërbejnë për logjistikën e kompanisë.
Kompania gjermane mund të sjellë produkte më të lira, por në kontektsin e sigurisë ushqimore ajo vetëm do t’i shtojë problemet. Shqipëria i monitoron produktet me bazë ushqimore nëpërmet AKU – Agjecisë Kombëtare të Ushqimit, një institucion që ka dështuar vazhdimisht në detyrën e vet, pasi produkte të kontaminuara janë hedhur vazhdimisht në treg duke shkaktuar probleme tek qytetarët.
Mungesa e një mekanizmi të monitorimit të importit dhe sigurisë ushqimore në Shqipëri, sidomos në rastet kur paketimi, përkthimi dhe etiketimi mund të jenë të pasakta ose të manipuluara, përbën shqetësim serioz.
Skandalet e fundit me LiDL, të raportuara nga institucione europiane dhe vetë LiDL nuk janë vetëm incident teknike, por përfaqësojnë një fenomen më të thellë që lidhet me përmasën e rrjetit LiDL dhe kompromiset që, sipas kritikëve, ajo ka bërë për të ruajtur çmimet e ulëta në kurriz të standardeve të sigurisë.
Konsumatorët shqiptarë do të dueht të duhet të informohen përpara se të blejnë produkte nga kjo kompani, ndërsa autoritet, si AKU, duhet të japin garanci se kanë ngritur mekanizmat e duhur të kontrollit.
Zoom.al do të vijojë të monitorojë çdo rast që lidhet me cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore që tregtohen në Shqipëri, përmes zinxhirit të këtij rrjeti dhe të rrjeteve të tjera të supermarketeve, pasi siguria ushqimore është një çështje e sigurisë kombëtare. /Zoom.al