Aplikacion
Sipas kreut të Partisë Demokratike, siguria ushqimore në vend është në duart e mafies.
Berisha deklaroi se sipas tij Shqipëria nuk përmbush asnjë standard europian dhe tha se substanca kancerogjene futen lirisht në treg përmes ryshfetit, i cili sipas tij, është i përhapur deri në nivelet më të larta të qeverisë.
Ndërsa premtoi se nëse vjen në pushtet do të garantojë siguri ushqimore, ai solli rastin e salmonelës tek filetot e pulës, për të cilin tha se u zbulua “vetëm pasi u sëmur Edi Rama”.
“E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe tha që do japë dorëheqjen. Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama”, tha Berisha.