zoom

Lajme

Berisha premton se do të falë të gjitha gjobat e shqiptarëve që prej vitit 1992!

Berisha premton se do të falë të gjitha gjobat e shqiptarëve që prej vitit 1992!

Plani i gjerë i amnistive të demokratëve do të përfshijë edhe gjobat që shqiptarët kanë marrë që prej…1992-shit.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka premtuar se do të falë gjobat për shqiptarët dhe se legalizimet e pronës do të jenë tërësisht falas.

“Do të falet çdo gjobë, nga 1992 deri më 11 maj. Në rast se çifti, do ketë fëmijë të tretë, kredia i paguhet nga shteti. Vendosjen e paneleve diellore. Do paguajnë 3 vite si tarifë energjie. Pas 3 vitesh, energji falas. Të gjitha legalizimet, pa përjashtim, do të jenë falas, pa asnjë lekë. Javën e parë të qeverisjes, hiqen të gjitha tarifat rrugore.”Por ndërsa liron taksat, doktori shtrengon drejtësinë. Ai sqaroi gjatë qytetarët, se Reformën do e çojë në Komisionin e Venecias, për të avancuar planin e tij për ta zhbërë.

“Jemi në kontakt me personalitete të shquara, si qeveri do vendosim bashkëpunim me Venecian, e tu japim përgjigje, më të shpejtë të mundshme, të kësaj situate asgjesuese të një të drejte themelore. Kto marrin fund.”

Një qytetar ishte i shqetësuar për një kullë në qendër të Tiranës, e cila e ka emrin Skënderbeu, por për nga forma dikush thote se i ngjason Edi Ramës. Agron Shehaj i ‘Mundesisë’ thotë se do ta shembë, pasi sipas tij as PD nuk e ngacmon pasi ndërtohet edhe nga oligarket e saj. Berisha megjithate premton se do t’i shembë vetëm dy ballkone.

“Do t’ja thyejmë hundën, po , ta ketë të qartë.”

Doktori këtë komunikim në rrjetet sociale e zhvilloi live, madje u kërkoi falje qytetarëve për vonesën. Por tashmë, ai ka edhe një armik të padukshëm shtesë: moshën dhe gafat që ai ben prej saj. Kësaj radhe stafi ishte i kujdesshëm në fshirjen e komenteve të qytetarëve.

Postime të lidhura