zoom

Aktualitet

Berisha: Administrata dhe nxënësit po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Elbasan

Berisha: Administrata dhe nxënësit po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke denoncuar atë që ai e quan “abuzim të pashembullt me administratën dhe nxënësit” në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndau një mesazh të ardhur nga një qytetar i Elbasanit, ku thuhet se për vizitën e Ramës në këtë qytet, administrata publike është urdhëruar të ndërpresë punën dhe të marrë pjesë me detyrim në miting.

“Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh!” – shkruan Berisha.

Sipas denoncimit, nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” nuk do të zhvillojnë mësim, pasi janë thirrur të paraqiten në shesh në orën 10:00 për të pritur kryeministrin. Qytetari dixhital thekson gjithashtu se punonjësit e administratës janë detyruar të firmosin për prezencën e tyre në aktivitet.

Berisha e ka quajtur këtë një tjetër provë të “përdorimit të shtetit për qëllime partiake”, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët “të ndëshkojnë me votë arrogancën dhe abuzimin e rilindjes”.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku dhe kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja kanë reaguar dhe kanë mohuar këto pretendime. 

Postime të lidhura