Aplikacion
Pa u sqaruar plotësisht kthimi i ngarkesave me mandarina që kishin përmbajtje të lartë pesticidesh dhe alarmi për filetot e pulës që kanë salmonelë, një tjetër njoftim është dhënë nga sistem i alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF).
Në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh, të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin.
Edhe pse ky ndalim është publikuar që me datë 12 mars, nga Ministria e Bujqësisë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur me ngarkesën.