zoom

Aktualitet

Skandali me salmonelën tek mishi i pulës, deputetja e Ramës: Ndodh gjithandej!

Skandali me salmonelën tek mishi i pulës, deputetja e Ramës: Ndodh gjithandej!

Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi u përpoq të justifikonte dështimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur konsumatorët, teksa foli për zbulimin e një ngarkesë me mish pule me salmonelë, e ardhur nga Brazili në Shqipëri.

E ftuar në një emision, ajo dha një justifikim qesharak për ngjarjen duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende, jo vetëm në Shqipëri.

‘Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera’, u përgjigj Ekonomi, por duke theksuar se ‘e rëndësishme është që si do të reagojë mbikëqyrja e tregut’ në të tilla raste.

Sipas ish-ministres, autoritetet vendase duhet të përforcojnë sistemin e mbikëqyrjes së ushqimeve dhe kjo procedurë do të lehtësohet më tepër me asistencën e Bashkimit Europian.

Postime të lidhura