zoom

Aktualitet

“Pazar” me shëndetin e konsumatorëve/ Filetot e pulës me salmonelë shiten me oferta “të çmendura”

“Pazar” me shëndetin e konsumatorëve/ Filetot e pulës me salmonelë shiten me oferta “të çmendura”

Pavarësisht zbulimit të skandalit me mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dështuar të mbledhë produktin e shitur dhe shpërndarë në markete.

Përkundrazi, rrjeti i marketeve “Big Market” vazhdon ta tregtojë fileton e pulës me salmonelë, duke jua shitur konsumatorëve me “ofertë të çmendur”.

Më 27 mars, rrjeti i marketeve BigMarket ka shpërndarë katalogun me ofertat e Bajramit, oferta që zgjasin deri më 3 prill.

Mes produkteve në ofertë janë edhe filetot e pulës dhe salçiçet e pulës të kompanisë “Dimal”.

Salçiçet e pulës me peshë 400 gram shiten 1+1 falas për vetëm 299 lekë.

Ndërsa filetoja e pulës që me çmim normal është 600 lekë, shitet 499 lekë kilogrami.

Skandali u zbulua zyrtarisht më 28 mars. AKU pranoi se në treg kanë hyrë 7.9 tonë mish pule me salmonelë nga Brazili, me importues kompaninë “AMG Food”.

Shqetësim pas zbulimit të skandalit është mungesa e gjurmueshmërisë se ku është shitur produkti./ Zoom.al

Postime të lidhura