Aplikacion
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denoaj është pyetur lidhur me skandali ushqimor ku një sasi e madhe mishi pule rezultoi e kontaminuar me salmonelë.
Denaj ka thënë se AKU, e cila është në varësi të ministrisë që ajo drejton, ka kryer punën e saj dhe rezlizuar kontrollet e nevojshme duke hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja.
Ajo ka kërkuar gjithashtu mospolitizimin e ngjarjes pavarësisht se mishi i kontaminuar u hodh në treg dhe u konsumua nga qytetarët.
“Lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun.” – deklaroi Denaj.
Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta