Aplikacion
Një ditë pas skandalit me sigurinë ushqimore, policia shpalli në kërkim administratorin e kompanisë “AMG Food”, Arben Goxha, i cili bëri pazar me jetën e konsumatorëve, duke importuar mish pule të kontaminuar me salmonelë.
50-vjeçari akuzohet se ka importuar ushqime të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Së bashku me Arben Goxhën, hetimet kanë nisur edhe për vëllanë e tij, Mondi Goxha, si edhe për tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Gëzim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari.
Këta të fundit janë nën akuzë se kanë shpërdoruar detyrën.
Ngarkesa prej 18 tonësh me fileto pule me salmonelë erdhi nga Brazili në Shqipëri përmes portit të Durrësit në dy-javorëshin e parë të marsit.
AKU mori mostër nga produkti për ta analizuar, përgjigjet e të cilës dolën më 21 mars.
Gjatë kësaj kohe, ndaj kompanisë importuese “AMG Food” u kërkua të ruhej produkte në ambientet e tij frigoriferike.
Por në shkelje të plotë të ligjit, kompania e ka shitur mishin me salmonelë te bizneset e tjera, pa pritur përgjigjet e analizave.
Emri tregtar i kompanisë është “diMal”, emër të cilin e shohim gjerësist në raftet e supermarketeve, por edhe në reklama të shumëta televizve.
AKU thotë se kompania nuk ka pranuar se ka dhënë informacione të rreme për sasinë e mishit të futur në vend, ndërsa nga ana tjetër dyshohet se ajo ka falsifikuar edhe dokumentacionin. Po kështu, ajo nuk ka dhënë informacione të sakta se në cilat kompani shqiptare e ka shitur mishin. Në këtë mënyrë AKU nuk ka asnjë të dhënë se ku është treguar kjo sasi e rrezikshme, në cilat rrethe dhe në cilat supermarkete apo dyqane./ Zoom.al