Aplikacion
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra pas një seri dështimesh me kontrollet ushqimore.
Ndonëse, drejtuesit e një institucioni jetik për shëndetin e shqiptarëve duhet të mbajnë përgjegjësi penale për skandalet e njëpasnjëshme me ushqimet në vend, ato i shmangen me anë të shkarkimit nga eprorja e tyre ministrja e Bujqësisë Anila Denaj.

AKU funksionon nën juridiksionon e ministrisë së Bujqësisë, së cilës ligji i ngarkon të gjithë përgjegjësinë morale e ligjore për të garantuar se konsumatorët shqiptarë janë të sigurtë. Në një situatë kaq delikate, ku tregjet shqiptare janë mbushur me pula të infektuara me salmonelë, mandarina me helme, luleshtrydhe me pesticide, akullore me lëndë kancerogjene dhe qumësht me vaj palme, shkarkimi i ministres Denaj do të ishte masa e duhur.
Ministrja Denaj ka shpërdoruar detyrën si drejtuese e një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, që momentalisht është zhytur në skandale. Pak javë më parë në vend u konfirmua gripi i shpendëve dhe si pasojë ngordhën 500 mijë pula duke rritur me rreth 35% çmimin e vezëve në vend.
Në një video virale, Denaj shfaqej duke buzëqeshur teksaj pyetej për mishin me salmonelë, e pashqetësuar për jetën e shqiptarëve, të cilët duken se i vetmi autoritet që mund t’i mbrojë është Zoti!/ Zoom.al