zoom

Aktualitet

Pas vezëve, mishit të pulës dhe luleshtrydheve plas skandali me qumështin në Shqipëri: Gjetje të lëndës kancerogjene

Pas vezëve, mishit të pulës dhe luleshtrydheve plas skandali me qumështin në Shqipëri: Gjetje të lëndës kancerogjene

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore.

Gjatë muajit shkurt, mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë.

Piranjat shkruanjë se, lidhur me praninë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat iu drejtuan me nje kërkesë zyrtare më datë 29 Mars, AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën Janar-Prill 2025.

Pas vezëve, filetove dhe mandarinave SKANDALI ka përfshirë edhe

Çfarë është aflatoksina:

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri.

Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.

Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Mund të çojë në dështim akut të mëlçisë dhe vdekje, sidomos pas marrjes së dozave të larta (p.sh. epidemitë e raportuara te fëmijët në Afrikë). Dobëson përgjigjen imunitare, rrit rrezikun e infeksioneve. Rritje e ngadalësuar te fëmijët: Ekspozimi i hershëm lidhet me ngadalësim të rritjes dhe zhvillimit (stunting).

Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Postime të lidhura