Aplikacion
Kryeministri Edi Rama kërkon pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së AKU-së, duke e cilësuar atë si më shumë një burim shqetësimi sesa një partner për bizneset.
Sipas deklaratës, AKU po sjell më shumë dëm sesa dobi, duke u kthyer në një pengesë për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, por edhe për restorantet, baret dhe pikat e tregtimit ushqimor.
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim,.
Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së. AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Edi Rama.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është vënë në qendër të kritikave për mënyrën e funksionimit dhe për garantimin e sigurisë ushqimore pas skandaleve të njëpasnjëshme me produktet që konsumohen në tregun vendas. Qumështi, vezët, frutat, perimet, mishi kanë rezultuar jo pak herë me përmbajtje të lëndëve të rrezikshme, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit