Aplikacion
Detaje të reja dalin nga atentati në Tiranë ku mbetën të plagosur 11-vjeçari D.D, nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, djali i biznesmenit, M. D, si edhe shoku i tyre 19-vjeçari Kian Mullahi, dhe shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa 34-vjeç.
Ka dyshime se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër. Sipas grupit hetimor, killerat mund të kenë pasur shënjestër gruan e Roan Brahimit, vjehrri i së cilës u ekzekutua në Pllanë të Lezhës 45 minuta para atentatit në Tiranë.
Ajo mësohet se jetontë në të njëjtën lagje ku banonin edhe të rinjtë, në kompleksin e vilave në Lundër, dhe po ashtu përdor makinë G Class.
Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri dheautorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë.
Ata mund të kenë ngatërruar makinën G Class dhe kanë qëlluar makinën ku udhëtonin 4 të rinjtë.