Aplikacion
Policia e Shtetit ka reaguar për atentatin në Lezhë, ku mbeti i vrarë 64-vjeçari Gjovalin Prendi.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas marrjes së informacionit, forca të shumta të rendit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Në operacion janë angazhuar edhe forcat e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Njësia Speciale e Shkodrës, për të garantuar sigurinë dhe për të mbështetur hetimet.
Nuk ka detaje të qarta mbi rrethanat e atentatit.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes./ Zoom.al