zoom

Aktualitet

Babai iu vra në atentat/ Kush ishte Sidorel Prendi, nga përleshja me Ervis Martinajn tek dyshimet për vrasje

Babai iu vra në atentat/ Kush ishte Sidorel Prendi, nga përleshja me Ervis Martinajn tek dyshimet për vrasje

Familja e Sidorel Prendit (Roan Brahimit) është rikthyer në vëmendje të opinionit publik këtë të enjte pas atentatit kriminal ndaj babait të tij Gjovalin Prendi rreth një orë më parë. 

Kjo, për shkak të dyshimeve të forta për hakmarrje të mundshme që lidhet me të shkuarën e errët të Sidorel Prendit, gjithashtu i ekzekutuar në një atnetat mafioz rreth një vit më parë në Greqi. 

Po kush është Sidorel Prendi?

Përplasjet e armatosura dhe përfshirja e tik në aktivitete kriminale daton që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

Postime të lidhura