zoom

Aktualitet

Detaje nga atentati në Tiranë/ Dy prej të plagosurve, të mitur. 11-vjeçari në gjendje të rëndë

Detaje nga atentati në Tiranë/ Dy prej të plagosurve, të mitur. 11-vjeçari në gjendje të rëndë

Policia ka dhënë detaje mbi atentatin në Tiranë.

Mes katër personave të plagosur me armë zjarri janë dy të mitur dhe dy të rritur, të cilët kanë mbërritur për mjekim pranë spitalit të Traumës. Burime bëjnë me dije se 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Mbeten të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.


Në drejtim të 4 personave që ndodheshin në një automjet në lëvizje, është qëlluar nga një mjet tjetër në periferi të Tiranës. Më pas, autorët e atentatit e kanë djegur makinën në Lundër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit./ Zoom.al

Postime të lidhura