Aplikacion
Një shkronjë në targën e makinës G-class ngatërroi atentatorët që synonin vrasjen e gruas së Sidit apo njohur si Roan Brahimi, i vrarë një vit më parë.
Sipas burimeve jozyrtare gruaja e tij, kishte të njëjtin vendbanim dhe lloj makine si familja Demiraj, por targat e tyre ndryshojnë me një shkronjë, detaj që sipas burimeve, ka konfuzuar vrasësit të cilët kanë qëlluar makinën e gabuar.
Ndërkohë pak çaste para këtij sulmi, në Lezhë u vra babai i Roanit, Gjovalin Prendi, pak metra larg biznesit të tij familjar.
Ndërsa hakmarrja është pista kryesore e hetimit, mediat kanë rikthyer konfliktet e Roanit me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.